RTSH 24 Live

Kulturë

Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore/ Ekspozitë me veshjet tradicionale dhe pikturat e Eduart Lear në Vlorë

29/09/2022

Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore/ Ekspozitë me veshjet tradicionale dhe pikturat e Eduart Lear në Vlorë

Prej vitit 2003, 29 shtatori shënon për Shqipërinë Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore. Institucionet kulturore hapin dyert për vizitorët pa asnjë pagesë, ndërsa secili gjen forma të ndryshme për të sjellë më afër publikut vlerat e shumëfishta të trashëgimisë kulturore. Në Vlorë u çelën disa ekspozita

Spahiu veçon edhe ekspozitën me vizatime të piktorit të njohur Eduart Lear, bërë gjatë një vizite në Vlorë e ku dëshmohen elementë etnografikë.

Në themel të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore qëndron akti patriotik dhe atdhetar i ushtarakëve: Kamber Bënja, Bexhet Manastirliu dhe Abaz Taushani, të cilët ndaluan plaçkitjen dhe vjedhjen e objekteve arkeologjike të parkut të Apollonisë, në vitin 1916, gjatë luftës së I -rë botërore.

/rtsh/