RTSH 24 Live

Aktualitet

Dita e përkujtimit të Holokaustit, Xhaçka: Krenohemi që i strehuam hebrenjtë

27/01/2022

Dita e përkujtimit të Holokaustit, Xhaçka: Krenohemi që i strehuam hebrenjtë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka përkujton Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit. Përmes një postimi në “Facebook” Xhaçka shpreh krenari me faktin se hebrenjtë u mirëpritën dhe u strehuan nga shqiptarët.

"Në këtë ditë të përkujtimit të Holokaustit ne nderojmë kujtimin e miliona hebrenjve të pafajshëm, të vrarë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por si shqiptarë  e hedhim vështrimin nga historia dhe krenohemi me faktin se hebrenjtë u mirëpritën, u strehuan dhe u shpëtuan nga tragjedia prej shqiptarëve, duke fituar edhe titullin e “Të drejtët mes Kombeve”,".