RTSH 24 Live

Film

Dita e gjashtë e Festivalit të Filmit në Venecia, “E keqja nuk ekziston” pretendent për Oscar

05/09/2023

Dita e gjashtë e Festivalit të Filmit në Venecia, “E keqja nuk ekziston” pretendent për Oscar

Pjesëmarrësit në festivalin ndërkombëtar të filmit që po mbahet në Venecia të Italisë kanë pritur me entuziazëm filmin më të fundit të regjisorit japonez Hamaguchi Ryusuke. Ovacionet dhe duartrokitjet mbizotëruan sallën e festivalit për shtatë minuta radhazi pasi në ekranin e madh u shfaq  “Evil does not exist” (e keqja nuk ekziston).

Një vazhdim i “Drive my car”, filmi që ka korrur sukses ndërkombëtar, “Evil does not exist” synon të marrë luanin e artë, çmimi më i madh që jepet në festivalin më të vjetër të filmit në botë.

Para premierës së filmit, Hamaguchi pozoi për foto në tapetin e kuq së bashku me aktorin kryesor Omika Hitoshi dhe kompozitoren, Ishibashi Eiko.

Në “Evil does not exist” protagonisti jeton në një fshat që rrethohet nga natyra. Kur zbulohet një plan për të ngritur ndërtesa në zonë, banorët e fshatit fillojnë të kuptojnë se plani në fjalë do të ketë ndikim negativ në furnizimin me ujë dhe ekosistemin e vendit ku ata jetojnë. 

Në vitin 2021, filmi i Hamaguchit  “Drive my car”, bazuar në novelën e me të njëjtin emër të shkrimtarit japonez Murakami Haruki, mori çmimin skenari  më i mirë në festivalin e filmit të Kanës, si dhe u vlerësua me filmi më i mirë ndërkombëtar në  ceremoninë e çmimeve Oscar të vitit të shkuar.

Gazetare E. Pepa

/RTSH/