RTSH 24 Live

Sociale

Dita Botërore e Zemrës, Koçiu: Kontrolli bazë, hap kryesor për parandalimin e fataliteteve

2 orë para

Dita Botërore e Zemrës, Koçiu: Kontrolli bazë, hap kryesor për parandalimin e fataliteteve

Në Ditën Botërore të Zemrës, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë thirrje për ndërgjegjësim dhe kontrolle në kohë, në mënyrë që të parandalohen faktorët e riskut që mund të çojnë në fatalitete.

Me anë të rrjeteve sociale, ministrja ka shpërndarë një mesazh sensibilizues të , shefit të Shërbimit të Kardiokirurgjisë Prof. Asc. Dr. Altin Veshti i cili apelon për të mos neglizhuar kontrollet për zemrën me qëllim parandalimin dhe zbulimin në kohë të problemeve shëndetësore.

Në vazhdën komunikimeve mbi shëndetin e zëmrës, Prof. Asc. Dr. Altin Veshti theksoi nevojën për tu ndërgjegjësuar dhe për të fituar kulturën mjekësore  për të zhvilluar vizita për zëmrën. Çdo njëri të paktën duhet të ketë bërë një vizitë ndërmjet moshës 40-50 vjecc. e mira është që ta kryejnë këtë vizitë edhe më shpejt sepse sot po shohim një ulje të moshës së pacientëve që kanë probleme me zëmrën”. theksi ai.

Sipas kardiologut Veshti, nuk duhet të dëgjojmë më individ që arrijnë moshën 70 vjeçare dhe e kanë krenari kur thonë që unë skam bërë asnjë vizitë dhe është hera e parë që shkoj te mjeku.

Kjo duhet të zhduket nga kultura jonë dhe në të gjithë vendin ekzistojnë të gjitha mundësitë dhe pajisjet në spitale shtetërore për të bërë vizita për zëmrën për të parë në çfarë niveli jeni. Duhet patjetër një EKO, një EKG për të bërë sepse kardiolog ka nga Veri-Jugu , i kanë të gjitha mjetet për të parë shëndetin e zëmrës. Çdo marrje fryme apo dhimbje gjoksi mbi moshën 45-50 vjeç duhet të merret seriozisht dhe duhet përjashtuar zëmra e para.  

Prof. Asc. Dr. Altin Veshti duke u ndalur në grupin e riskut për individët që paraqesin probleme të tilla, renditi disa faktor që mund të jenë, gjenetika apo trashëgimia janë dy komponentë që individët duhet të kenë kujdes por sipas tij disa faktor rreziko janë dhe ; duhani si faktor i parë , diabeti , mungesa e aktivitetit fizik dhe mungesa e një diete të rregullt duke konsumuar yndyrat.”

Kapja në kohë eviton shumë komplikime, u shpreh Prof. Asc. Dr. Altin Veshti  

Çdo vit më 29 shtator festohet Dita Botërore e Zemrës, e krijuar në vitin 2000 me iniciativën e Federatës Botërore të Zemrës dhe OBSH-së për të informuar dhe rritur ndërgjegjësimin e njerëzve për rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

/rtsh.al/