RTSH 24 Live

Lifestyle

Dita Botërore e Lumturisë, cili është sekreti për të jetuar të lumtur?

20/03/2023

Dita Botërore e Lumturisë, cili është sekreti për të jetuar të lumtur?

Dita Botërore e Lumturisë festohet më 20 Mars. Por a është e mundur të ndiheni të lumtur? Ja çfarë thonë ekspertët.

Është e vështirë të përkufizosh lumturinë dhe sipas studimeve të psikologëve lumturia është emocion i përkohshëm që ndiejmë kur jemi mirë, qetësia që vjen nga ndjenja e plotësuar.

Çfarëdo që të jetë lumturia, nuk është një dhuratë që bie mbi kokën e një pakice me fat, por një gjendje shpirtërore që mund të mësohet.  

Megjithatë, përveç zgjedhjes së mënyrës së jetuarit, është gjithashtu e nevojshme të jetosh në vendin e duhur ku një sondazh nga fondacioni amerikan Knight zbuloi se ndjenja e mirëqenies dhe ajo psikologjike është më e lartë brenda komuniteteve mikpritëse.

Është demonstruar se ata që shpesh ecin në parqe dhe pyje, zonat e trurit ku zakonisht lindin mendimet negative janë më pak aktive. Që do të thotë se ata janë njerëz më të lumtur.

Është vërtetuar se optimizmi , ndër të tjera, të bën të jetosh më gjatë. Hulumtimet vërtetojnë se vetëm një në tre njerëz vazhdojnë të shohin anët e mira të jetës.

Por të bëhesh optimistë mund të mos jetë e parëndësishme. Kështu, shumë psikologë kanë kërkuar “receta” më të thjeshta që mund të çojnë ngadalë drejt lumturisë.

Blerja e një makine të re ose një fustani në modë mund të japë një moment të vogël kënaqësie, por nuk ndryshon nivelin e përgjithshëm të lumturisë.

Të jesh i lumtur do të thotë të jesh i vetëdijshëm se duhet të kalosh nëpër faza negative këto janë ato që e bëjnë njeriun me vullnet të fortë për të jetuar momentet e bukura në maksimum.

/rtsh.al/