RTSH 24 Live

Film

Disney me një film të ri Star Wars

12/12/2020

Disney me një film të ri Star Wars

Një film i ri që po zhvillohet në universin Star Wars, i titulluar “Rogue Squadron”, është parashikuar të dalë në fund të vitit 2023 në drejtimin e regjisores Patty Jenkins (“Wonder Woman”), njoftoi sot Disney.

Kjo histori do të zhvillohet në “galaksitë e ardhshme” dhe do të ndjekë “një gjeneratë të re pilotësh hapësinorë, që do të fitojnë simbolet e tyre dhe do të rrezikojnë jetët e tyre”, zbuloi Kathleen Kennedy, presidente e Lucasfilm, kompania pas sagës legjendare që filloi në 1977 dhe u ble nga kompania numër një në botë e argëtimit.

“Patty Jenkins, “Wonder Woman 1984” e së cilës do të dalë në fund të muajit, do të jetë gruaja e parë që do të drejtojë një film me metrazh të gjatë në ekskluzivitetin e Star Wars, i cili “do të dalë në kinema për Krishtlindjen 2023”, theksoi Kennedy gjatë një prezantimi virtual për investitorët e grupit Disney.

Ajo gjithashtu njoftoi disa seri të reja të Star Wars, duke përfshirë dy që rrjedhin nga “The Mandalorian” dhe një kushtuar kthimit të famshëm Lando Calrissian.

Aktorja Rosario Dawson do të interpretojë jedi Ahsoka Tano, e cila sapo është shfaqur në sezonin 2 të “The Mandalorian” dhe për këtë arsye do të drejtojë aventurat e saj në Disney+, platforma streaming e grupit./ATSH/