RTSH 24 Live

Politikë

Diskutimi me kryeministrin, Veliaj: Në Qarkun e Tiranës fitojmë 5-0! Oferta e Berishës dhe Metës s’vlen për vitin 2022

04/10/2022

Diskutimi me kryeministrin, Veliaj: Në Qarkun e Tiranës fitojmë 5-0! Oferta e Berishës dhe Metës s’vlen për vitin 2022

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet i bindur se socialistët do t’i fitojnë të pesta bashkitë në qarkun e Tiranës. Në një intervistë për emisionin “Publikisht”, në RTSH, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se oferta e Sali Berishës dhe e Ilir Metës nuk vlen më në vitin 2022.

Ajo që kam ndarë edhe në diskutimin me kryeministrin, është që ne duhet të fitojmë patjetër 5-0, gjithë qarkun. Unë nuk besoj që oferta e Sali Berishës dhe Ilir Metës vlen për vitin 2022. A e kishin ata Tiranën? Pra ishin bashkë në koalicion, ishte Lulzim Basha kryetar bashkie, Petrit Vasili dhe Jorida Tabaku ishin nënkryetarët. Se njerëzit harrojnë. Ndonjëherë njerëzit vijën te kjo zyrë dhe thonë ‘Ky është ai kolltuku ku ka fjetur?’. Kështu që ne e kemi provuar çfarë malli janë ata kur janë sjellë”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë komentoi dhe përçarjen brenda PD-së. “Ato janë muhabetet e tyre. Domethënë, rrobat e palara të shtëpisë së tyre, t’i lajnë vetë. Por, ajo që jam duke thënë është: Ne i kemi provuar ata. Tani kur ti shikon Kryetaren e LSI-së që varet te “Sami Frashëri”, nënkryetaren e  PD-së që varet te “Sami Frashëri”, që ka dalë një supershkollë, më e mirë se shumica e hoteleve me 5 yje, dhe kur ti bën gjëra të tilla, saboton çdo projekt, do të thotë që t’i ke humbur realitetin”, tha Veliaj.

/rtsh.al/