RTSH 24 Live

Kuzhinë

Disa nga dietat më të njohura në botë

05/01/2023

Disa nga dietat më të njohura në botë

Shumë shpesh njerëzit duan të ndjekin një dietë si një zgjedhje etike dhe për të humbur peshë. Nëse e zgjidhni dietën tuaj pa i ditur përfitimet, në shumicën e rasteve, efektet anësore mund të bëhen problem.

Dieta mesdhetare

Është modeli ushqimor i vendeve që kufizohen me Detin Mesdhe dhe është njohur në vitin 2010 dhe është e njohur nga UNESCO-s. Kjo dietë nuk përjashton asnjë kategori ushqimore por lejon e konsumin e çdo klase, në bazë të piramidës ushqimore. Kjo dietë konsiston në konsumimin e peshkut, perimeve, frutave, bishtajoreve, drithërave, mishit të bardhë, produkteve të qumështit, vajit dhe yndyrave të pangopura.  

Dieta vegjetariane ichthyo

Kjo diete nuk përfshin konsumin e produkteve me origjinë shtazore, përveç peshkut. Është më e pasur me omega 3 dhe hekur sesa dieta klasike vegjetariane.

Dieta vegjetariane Lacto ovo

Ju lejon të hani perime, vezë, produkte qumështi, djathëra dhe mjaltë, por përjashton konsumin e mishit dhe peshkut. Nëse planifikohet mirë, nuk kërkon suplemente. Respektimi i kësaj diete mund të jetë për arsye etike ose shëndetësore.

Dieta vegane

Kjo dietë përjashton të gjitha produktet shtazore, duke përfshirë vezët, produktet e qumështit, djathrat dhe mjaltin.

Dieta me fruta

Dietë e bazuar në fruta duke perjashtuar kategoritë e tjera ushqimore. Kjo është një dietë e pabalancuar, me mangësi ushqimrore.

/rtsh.al/