RTSH 24 Live

Europë

Diplomatët besojnë ende te një shmangie e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, ambasadori Vladimir Shkurov flet për RTSH24

27/01/2022

Diplomatët besojnë ende te një shmangie e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, ambasadori Vladimir Shkurov flet për RTSH24

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Vladimir Anatoljevic Shkurov, beson se ka ende mundësi që kriza me Rusinë të zgjidhet me dialog dhe negociata. 

Në një intervistë ekskluzive për RTSH ai thekson se Ukraina e ka të sanksionuar në kushtetute antarësimin në NATO që sipas tij është shkak kryesor i përshkallëzimit të krizës.

Zoti Shkurov pohon se situata është mjaftë e rëndë dhe një hap i ndan palët nga lufta.

Nga ana tjetër ambasadori ukrainas në Tiranë është mjaftë i kënaqur me marrëdhëniet dypaleshe shqiptaro-ukrainase. Madje ai thekson se nëse nuk do të ketë luftë, numri i turistëve nga vendi i tij në drejtim të Shqipërisë në verë do të disafishohet.

Ukraina është ndër vende që dërgon një numër të konideruar turistësh në Shqipëri veçanërisht ndaj verës.

Intervista e Plotë: 

Përshëndetje i nderuar Ambasador dhe mirë së vini në RTSH 24

Përshëndetje, dhe faleminderit!

Së pari prej sa kohesh Jeni në Tiranë dhe si Ju duket Shqipëria?

Kam dorëzuar letrat kredenciale Shkëlqesisë së Tij, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Meta më 1 shtator 2020. Por, meqenëse nuk jam vetëm ambasador i ri, ne jemi një ambasadë e re, ne po rregullonim ndërtesën tonë, është dashur të organizonim të gjitha punët përgatitore, dhe në format të plotë, dmth bashkë me punën e departamentit tonë konsullor, kemi filluar punën me 1 Shkurt 2021.

Është disi e pazakonte Ukraina e ka ambasadën në Shqipëri dhe ne jo, pse ndodh kjo?

Qeveritë e shteteve tona, disa vite më parë ranë dakord për hapjen e ndërsjellë të ambasadave. Ukraina ka hapur tashme, siç është ranë dakord, Shqipëria gjithashtu ka hapur një përfaqësi diplomatike, e cila tani është në fazën e formimit. Sa i përket Ukrainës, mund ta shpjegoj, sepse erdha të përfaqësoj interesat e Ukrainës në Shqipëri. Për sa i përket Shqipërisë, besoj së pala shqiptare, në këtë fazë, është përfaqësuar në nivelin e duhur, kryen detyrat e veta brenda kompetencave që ajo ka.

Në fakt cili është interesi i palëve në lidhjen e marrëdhënieve diplomatike, e digjmë që ka një komunitet i vogël atje shqiptar...

Sigurisht, shqiptarët që jetojnë në Ukrainë, janë në një farë mënyre një urë në marrëdhëniet mes shteteve tona. Sa i përket Ukrainës, në radhë të parë është interesi për rajonin e Ballkanit në tërësi.

I cili tani ka disa tendenca të zhvillimit aktiv, të promovimit i integrimit evropian. Sa për Shqipërinë, ne vërejmë progres në jetën e brendshme të vendit, punë të rëndësishme ndërtimore, zhvillimin e infrastrukturës së transportit. Gjithashtu, e shohim edhe një progres të ndjeshëm të Shqipërisë edhe në arenën ndërkombëtare. Pas kryesimit e suksesshëm të Shqipërisë në OSBE-në në vitin 2020, tani Shqipëri, jo me më pak sukses ka filluar përfaqësimin e saj në cilësinë anëtares, jo të përhershme, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Interes ka, në drejtim të zhvillimit të bashkëpunimit.

A e njihnit më parë Shqipërinë?

Do t’ju them sinqerisht, së Shqipërinë vetëm tani po filloi të njoh. Nuk kam punuar në shërbimit diplomatik të Bashkimit Sovjetik. Kur Ukraina është bërë e pavarur, President i parë i Ukrainës, nuk deshtë të formonte një trup diplomatik të shtetit të pavarur, duke tërhequr shumë diplomatë nga ish-Bashkimi Sovjetik. Dhe ai ftoi përfaqësues të rinj, nga sfera të ndryshme te jetës së Ukrainës. Unë, në atë kohë punoja në Akademinë e Shkencave të Ukrainës. Dhe erdha tek Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), me shpresën të kombinoi punën diplomatike dhe atë shkencore. Në këtë mënyrë, kam filluar të njoh Shqipërinë, vetëm atëherë kur Ukraina është bërë një shtet i pavarur. Vetëm një herë kam qenë më parë në Shqipërinë, dmth para së të vij si Ambasador, në vitin 2018 më 5 Dhjetor kam qenë këtu në konsultimet politike.

A po vuan sot Ukraina pasojat e asaj ngjizjeje të detyruar dhe shpërbërja pas më shumë së 50 vitesh ekzistence, a solli kjo pasojat qe vuani sot?

Një pyetje interesante. E dini, Ukraina jeton si një shtet i pavarur prej 30 vitesh. Është rritur tashme, një brez njerëzish që nuk mbajnë mend dhe nuk dinë për kushtet e jetesës në Bashkimin Sovjetik. Bashkimi Sovjetik ka ekzistuar, tani nuk është më, dhe janë shtete të pavarura, ish republikat Sovjetike. Ukraina është një nga këto shtete të pavarura. Dhe, në parim, Ukraina është e konfiguruar të ndërtojë jetën e saj shtetërore, të rrisë standardet e jetesës së qytetarëve të saj, dhe më e rëndësishmja, të jetoi në paqe me fqinjët e veta dhe të ndërtoj të ardhmen e saj, siç ajo e konsideron të përshtatshëm.

A behet sot një jetë normale në Ukraine me 100 mije ushtare Rusë te dera?

Tani, themi atë që është, situata në Ukrainë është e vështirë. Njerëzit janë të shqetësuar nga përshkallëzimi i tensioneve, njerëzit janë të shqetësuar nga numri i përfaqësuesve të forcave të armatosura, teknikes në afërsi të kufijve të Ukrainës. Dhe sigurisht, Ukraina po vuan tani edhe nga një aksion i fuqishëm informacional. Do të thotë, para se mund të fillojnë aksione ushtarake, perceptohet shumë keq në Ukrainë, çdo informacion qe provokon panikun.

Bashkë më këtë, desha të thoja së situata aktuale në Ukrainë, ndodhet nen kontroll. Ne, në kuptimin shteti, ka forca të mjaftueshme, për të siguruar jetesën e brendshme në rrjedhën normale. Ne kemi buxhetin e vitit 2021 të realizuar plotësisht. Kemi të mjaftueshëm rezervat të floririt, rreth 30 mld dollar, kemi një situatë normale, në sensin e furnizimit me energji, ka mjaft gaz në depot tona të gazit, rreth 12 mld m3, por gjithashtu kemi një mbështetje të paprecedent nga partnerët tanë ndërkombëtarë.

A ka një shkak kjo sjellje e Rusisë ndaj Ukrainës?

E dini Rusia, përgjatë gjithë historisë së pavarësisë e Ukrainës, e percepton me shumë dhimbje rrugën e pavarur të Ukrainës. Ju e dini, së Presidenti i Federatës Ruse, ka deklaruar vazhdimisht zyrtarisht, së populli ukrainas dhe rusë është po i njëjti popull.

Natyrisht, ka disa motive gjeostrategjike që përcaktojnë pozicionin e Federatës Ruse. Por Ukraina, është një shtet i pavarur, Rusia e ka njohur si një shtet të pavarur dhe Ukraina beson së ajo ka drejtën e plot të ndërtoi jetën e vetë, ashtu siç ajo e gjykon e duhur.

Në fakt në fillim Donbasi, pastaj Krimea tashme një rrezik pushtimi total, në vitin 2022 ne Evropë disi e pabesueshme...

Një mundësi e tillë ekziston, siç e kam thënë edhe më parë. Dhe tani, ne dalim nga ajo, së ushtaraket e bëjnë punën e tyre, diplomatët bëjnë punën e tyre. Ukraina vazhdon kontakte me partnerët e saj ndërkombëtarë, behet fjale për një strategji të dakordësuar të sanksioneve politike, behet fjale për ndihmë financiare nga partnerë tanë ndërkombëtarë, behet fjalë për ndihmë në armatosjen, për ndihmë këshillimore.

Ne shpresojmë, në rastin nëse do të arrihet që ashpërsinë e frikës nga veprime ushtarake, do të kalojmë në rrafshin e negociatave, atëherë edhe kjo do të jetë një arritje e madhe. Dhe sigurisht këtu, në shpresojmë në zërin i përbashkët të partnereve tanë evropian.

Është thjesht kërkesa e Ukrainës për tu anëtarësuar në NATO apo ka shkaqe të tjera?

Është një pyetje e rëndësishme dhe e vështirë. Ju e dini, së madje në Kushtetutën e Ukrainës, ka një dispozitë për anëtarësimin e ardhshëm të vendit tonë në NATO. Tek ne, prej shumë vitesh, po ndërtohet një bashkëpunim me Aleancin. Kemi marrëdhënie shumë të mira. Punojnë grupe speciale të posaçme. Ka një Komitet për Bashkëpunimin e Ukrainës me NATO-n. Dua t’ju tregoj një shembull, nëse në 2013-ën, vetëm 13% të Ukrainasit mbështesnin anëtarësimin në NATO, statistikat e Janarit të këtij viti, tregojnë shifrën prej 64%.

Besoni se çfarë mund të ndodhë në ditët e ardhshme?

Dje, kam dëgjuar një intervistë me një shqiptar i cili lufton në Forcat e Armatosura të Ukrainës, ka patur një fjali ”Lufta do të filloj, dhe kjo nuk është pyetje ditësh, por një çështje orësh”. Dmth, mund të jenë një aksion ushtarak, por ne shpresojmë së partnerët tanë, së pari Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shtetet Anëtarë të NATO-së, në përfundim do të gjejnë argumentet që do na ndihmojnë të ruajmë paqen, dmth që të mos fillohen veprime ushtarake. Sot, po zhvillohet në Paris, takimi i këshilltarëve politikë të formatit publik, ku çështje e reduktimet e përshkallëzimit pikërisht po diskutohet.

A besoni vërtet së NATO...

Shpresojmë shumë, së me përpjekjet e përbashkëta, do të arrijmë të kalojnë rrezikun i konfliktit ushtarak në tryezën e bisedimeve, pavarësisht si do të jenë ato.

Gjithashtu, do doja të shtoja, së të gjitha e dimë së përfaqësuesit e NATO-së, dhe përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara bisedojnë me qeverinë e Federatës Ruse, por të gjitha pozitat, që janë arritur të vihet në vëmendje të palës ruse, në një mënyrë ose në një tjetër, pajtohen me qëndrimin zyrtar të Ukrainës.

Evropa, nuk është në një mendje...

Po, ka një çështje e tillë. Dhe ne e kuptojmë pozicionin e Gjermanisë. Sigurisht, do të dëshironim që Gjermania të ishte me e drejt për drejta, në situatën konkrete. Dhe në përgjithësi, ne do te dëshironim, të dëgjonim një zë të vetëm nga e gjithë Evropa, nga i gjithë Bashkimi Evropian. Sipas mendimit tonë, kjo do të ishte e dobishme për të gjithë.

Ne gjithashtu kuptojmë, së politikisht Rusia do të deshtë, ndoshta për të treguar, së jo të gjitha shtetet evropian, zënë të njëjtin pozicion dhe për të treguar se çështja e Evropës vendoset në nivelin e Moskës dhe Uashingtonit, siç ka qenë në kohen sovjetike.

Por në realitet, nuk është kështu. Dhe sigurisht do të ishte me në avantazh por edhe më e këndshme për ne, nëse Evropa do të fliste me një zë.

Në rast së gjerat shkojnë mirë...

Nuk kam as një dyshim për këtë.

E dini, çdo vit informacion rreth Shqipërisë, po përhapet shumë shpejt. Dhe ky informacion ka, kryesisht, një karakter shumë pozitiv.

Sigurisht, në të ardhmen, ne shpresojmë shumë se këto marrëdhëniet turistike, do të jenë si një lëvizje me drejtim të njëkohshëm, së do të vijnë Ukrainasit në Shqipëri, për t'u pushuar këtu dhe për të njohur këtë vend të mrekullueshëm, por edhe Shqiptaret do te vijnë në Ukraine, se pse edhe atje ka shumë gjera interesante për turistët shqiptarë.

Zoti Ambasador...

Faleminderit juve! Ju lutem!