Qeveria shqiptare po përgatit përfshirjen financiare të familjeve të vogla në kuadër të digjitalizmit në bujqësi. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delinda Ibrahimaj tha se projekti ka kontribuar me sukses në përmirësimin e përfshirjes financiare të familjeve të vogla rurale në Shqipëri.
Ndërkohe ambasadori japonez në Shqipëri tha se ndër vite, është ndjerë bashkëpunimi ekonomik me Qeverinë japoneze nëpërmjet ndihmave dhe kredive, granteve dhe bashkëpunimit teknik.
Ekonomia shqiptare bazohet në një segment të madh të bizneseve bujqësore dhe familjare dhe 45% e popullsisë banon në zonat rurale. Shkalla e përfshirjes financiare në Shqipëri është e ulët.
/rtsh/