RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Digjet apartamenti në Vlorë, humb jetën një 55 vjeçar

13/01/2022

Digjet apartamenti në Vlorë, humb jetën një 55 vjeçar

Një 55-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë për shkak se apartamenti ku ai jetonte u përfshi nga flakët. Personi që humbi jetën u identifikua si Gjergji Beqiri, jetonte i vetëm dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Sipas pronarit të pallatit ngjarja u regjistrua rreth ores 6:20 ne lagjen "Rilindja". Dyshohet se ka qenë ngrohsja me energji elektrike e cila ka bërë shkëndijë dhe me pas ka marrë flakë batanija me të cilën ishte mbuluar 55-vjeçari, i cili u asfiksua nga tymi.