RTSH 24 Live

Aktualitet

Digjet 3 makina në Kamëz, shkak defekti në motorin e njërës prej tyre

28/11/2022

Digjet 3 makina në Kamëz, shkak defekti në motorin e njërës prej tyre

3 makina janë djegur në Kamëz në orët e para të mëngjesit. Shkak është bërë një defekt në një nga mjetet që ishte gaz-benzinë dhe si pasojë e flakët janë përhapur edhe në dy mjetet të tjera të parkuar ngjitur me të duke u shkrumbuar tërësisht.

Hetimet paraprake thonë se ngjarja ka qenë aksidentale por vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/