RTSH 24 Live

Aktualitet

Diell sot edhe nesër, temperatura të ulëta në mëngjes gjatë ditës do të jenë me rritje

04/10/2022

Diell sot edhe nesër, temperatura të ulëta në mëngjes gjatë ditës do të jenë me rritje
Meteorologe- Rezarta Xhakollari

Një zonë me presion të lartë atmofserik në Europën perëndimore po ndikon  mesdheun duke mbajtur stabilitet të amtosferës në vendin tonë gjatë kësaj jave.

E Martë, data 04 Tetor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare . Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 -5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     7/19°C
Zona e ulët         10/26°C
Zona bregdetare  14/24°C

Kosova, e Martë data 04 Tetor 2022

Moti do të jetë me  kthjellime dhe vranësira . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje  me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 4°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 14°C -17°C .

E Mërkurë, data 05 Tetor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim mesatare në zonën perëndimore . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     6/20°C
Zona e ulët         8/25°C
Zona bregdetare  14/24°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari