Një diamant rozë me "ngjyrë dhe shkëlqim të pashembullt" pritet të arrijë mbi 35 milionë dollarë kur të dalë në shitje në Nju Jork, njofton shtëpia e ankandeve Sotheby's.
Me peshë 10,57 karat dhe me emrin The Eternal Pink, guri i çmuar "ultra i rrallë" do të dalë në ankand këtë qershor, katër vjet pasi firma afrikano-jugore De Beers e zbuloi atë në një nga minierat e saj në Botsvana.
Zyrtarisht i klasifikuar si "rozë e purpurt" në ngjyrë, ai është diamanti më i vlefshëm i nuancës së tij që është shfaqur ndonjëherë në ankand, sipas Sotheby's.
Kreu i bizhuterive të shtëpisë së ankandeve për Amerikë, Quig Burning, tha në një deklaratë se guri "do ti bashkohej radhëve të diamanteve më të rëndësishëm në histori".
Çmimi i diamanteve përcaktohet kryesisht nga ajo që ekspertët e gjeologjisë i quajnë katër "Cs": karat, prerje, ngjyra dhe qartësi.
Ngjyra e tij është cilësuar "fantazi e gjallë", shkalla më e lartë e ngjyrës intensive e arritur nga vetëm 4% e diamanteve rozë.
Guri do të zbulohet në Hong Kong të shtunën. Më pas do të ekspozohet në disa vende, duke përfshirë Dubai, Singapor dhe Gjenevë, përpara se të niset për në Nju Jork për shitje citon CNN.
/rtsh.al/