RTSH 24 Live

Lifestyle

Diamanti më i madh rozë në ankand

23/05/2021

Diamanti më i madh rozë në ankand

Një diamant praktikisht i përsosur rozë 15,81 karat, i emërtuar “Sakura”, është vënë në shitje nga shtëpia e ankandeve “Christie’s” në Hong Kong. Emërtimi i diamantit vjen nga ngjyrosja delikate si qershitë që lulëzojnë në Japoni: “Sakura” është termi japonez për lulet e qershisë që çelin në fillim të pranverës. Diamanti është vlerësuar midis 25 dhe 38 milionë dollarë. Sipas ekspertëve, ai është një pjesë unike e këtij lloji. Diamanti “Sakura” është cilësuar si “I patëmetë në brendësi”, duke mishëruar rrallësinë e tij dhe qartësinë e tij të jashtëzakonshme optike.