RTSH 24 Live

Kosova

Dialogu Prishtinë-Beograd/ Lajçak takon përfaqësuesit e vendeve që nuk njohin Kosovën: Të përshpejtojmë procesin

24/01/2023

Dialogu Prishtinë-Beograd/ Lajçak takon përfaqësuesit e vendeve që nuk njohin Kosovën: Të përshpejtojmë procesin

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se ka nisur një sërë takimesh lidhur me dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Përmes një postimi në Tëitter, Lajçak shkruan se është takuar me zyrtarë të lartë të Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros. Sipas tij, në këto takime ai ka diskutur për çështjen e dialogut dhe përshpejtimin e procesit.

“U takova me Joss Manuel Albares për ta njohur me çështjen e dialogut. Ne kemi nevojë për progres të shpejtë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë moment kritik. Mirënjohës për Spanjën mbështetjen e fortë ndaj përpjekjeve të BE-së”, shkruan ai.

Lajçak theksoi se zhvilluar bisedime edhe me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Rastislav Kacer.

“E informova për vizitën time të fundit dhe përpjekjet tona për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E vlerësoj mbështetjen e fortë për të ardhmen e rajonit”, shkraun emisari i BE-së. Ndërsa ka shpjeguar edhe takimin e tij me ministrin e Jashtëm të Qipros, Ioannis Kasoulides.

“Përshëndes diskutimin e ngrohtë, miqësor dhe të hapur me ministrin e Jashtëm të Qipros, Ioannis Kasoulides. Ishte shumë e dobishme të diskutojmë të fundit në dialogun e lehtësuar dhe të shkëmbejmë pikëpamjet tona”, shkroi ai.

Turi i bisedimeve të Lajçak vjen pas takimeve të fundit të zyrtarëve të lartë perëndimor me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç në Beograd.

/rtsh.al/