RTSH 24 Live

Kosova

Dialogu Prishtinë-Beograd/ Albin Kurti: Kosova pranon propozimin e BE-së për normalizim e marrëdhënieve me Serbinë

06/02/2023

Dialogu Prishtinë-Beograd/ Albin Kurti: Kosova pranon propozimin e BE-së për normalizim e marrëdhënieve me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

 “Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së Miroslav Lajçak gjatë një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kryeministri i Kosovës ka vënë në dukje se ka pyetje të rëndësishme rreth këtij plani, të cilat do t’i adresojë në Bruksel.

Pyetje të rëndësishme mbi garancën ndërkombëtare, mekanizmat zbatues dhe periudhën kohore do të adresohen së shpejti në bisedimet në Bruksel. Konceptet demokratike të orientimit evropian na japin shpresë”, ka shkruar Kurti.

Ndërkaq, më herët i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak pas takimit me kryeministrin Kurti u shpreh se arsyeja e ardhjes së tij në Kosovë është çështja e planit evropian si dhe Asociacioni.

/rtsh.al/