RTSH 24 Live

Kosova

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak takon Osmanin në New York: Nevojë urgjente për zgjidhje konkrete

23/09/2022

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak takon Osmanin në New York: Nevojë urgjente për zgjidhje konkrete

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi ka qenë kryefjala e takimit Osmani-Lajçak. I dërguari i BE për dialogun mes këtyre dy vendeve, ka vënë theksin te nevoja për zgjidhje konkrete. Osmani ndodhet në New York në kuadër të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara

“Në Nju Jork u takova me Presidenten Vjosa Osmani. Ne vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete”, shkruan Lajçak në rrjetin social Twitter.

/rtsh.al/