RTSH 24 Live

Kosova

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak flet pas takimit me Kurtin: Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet

06/02/2023

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak flet pas takimit me Kurtin: Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet

Pas përfundimit të takimit të tij me kryeministrin Albin Kurti dhe ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka theksuar se arsyeja e ardhjes së tij në Kosovë lidhet me planin evropian dhe Asociacionit.

Lajçak bëri të ditur se janë evidentuar gjashtë kushtet e parashtruara nga kryeministri Kurti lidhur me Asociacionin.

 “Janë përmendur edhe kushtet e Kurtit, për ne e rëndësishme është që të bëhen marrëveshje, për normalizim të raporteve”, tha Lajcak. Ndërsa shtoi se vizitën e tij do ta vazhdojë edhe në Beograd sonte, dhe se kjo është vizita e 10-të që nga shtatori në Kosovë.

/rtsh.al/