RTSH 24 Live

Aktualitet

Dhunimi i mjekes te Infektivi, Ministria e Shëndetësisë: I patolerueshëm çdo akt dhune ndaj personelit! Autorët të dalin para drejtësisë

08/02/2023

Dhunimi i mjekes te Infektivi, Ministria e Shëndetësisë: I patolerueshëm çdo akt dhune ndaj personelit! Autorët të dalin para drejtësisë

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me dhunimin e një mjekje në Spitalin Infektiv, ngjarje që u regjistrua pasditen e kësaj të mërkurë. Në reagim, Ministria e konsideron të patolerueshme çdo akt dhune ndaj personelit mjekësor, teksa sqaron se ekipi i mjekëve dhe infermierëve kanë qenë në krye të detyrës, duke reanimuar një pacient në gjendje të rëndë, teksa janë goditur dhe dhunuar nga familjarët e pacientit.

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për zbardhjen e ngjarjes dhe dërgimin e autorëve para drejtësisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj ekipit të mjekëve dhe infermierëve në Spitalin Infektiv, të cilët kanë qenë në krye të detyrës, duke reanimuar një pacient në gjendje të rëndë, teksa janë goditur dhe dhunuar nga familjarët e pacientit. MSHMS e konsideron të patolerueshëm çdo akt dhune ndaj personelit shëndetësor dhe inkurajon organet e drejtësisë të çojnë deri në fund zbardhjen e kësaj ngjarjeje, duke çuar para drejtësisë autorin/autorët që kanë ushtruar dhunë ndaj mjekëve dhe infermierëve në detyrë”, thuhet në reagim.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë thekson mbështetjen ndaj personelit mjekësor, teksa siguron qytetarët se shërbimi mjekësor është i garantuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron qytetarët se shërbimi mjekësor është garantuar dhe do të vijojë të garantohet për çdo qytetar nga personeli shëndetësor i kualifikuar. MSHMS mbështet stafin mjekësor që shërben çdo ditë me përkushtim e profesionalizëm për pacientët dhe dekurajon çdokënd që nxit gjuhën e urrejtjes ndaj mjekëve dhe infermierëve”, përfundon reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

2 persona u arrestuan dhe 3 të tjerë u vunë nën hetim këtë të mërkurë pasi goditën për shkak të detyrës një mjeke si edhe dëmtuan dyert dhe dritaret e spitalit me pretendimin për neglizhencë mjekësore ndaj një të afërmi të tyre, që po mjekohej në këtë spital.

/rtsh.al/