Dhuna dhe nevoja për denoncimin e saj, ishin pjesë e prezantimit nga nxënësit e shkollës "Beselidhja" në Lezhë për bashkëmoshatarët e tyre, prindërit e mësuesit.
Ata sollën një tablo të plotë të kësaj drame që shfaqet në familje, shkollë e shoqëri si një plagë që duhet të shërohet me përfshirjen e të gjithëve dhe që prek drejtëpërdrejtë edhe fëmijët. Për mësuesen Alketa Bejtja, kjo situate tek fëmijët nuk duhet 'u lihet vetëm përmes trajtimit në shkollë.
Ajo çfarë kërkohet është ndërgjegjësimi për të denoncuar dhunën duke u larguar nga steriotipi i trashëguar për të heshtur.
Skenari i dramës që u vu në skenë, fjalët e përdorura dhe mesazhet e përcjella ishin hartuar nga vetë nxënësit e shkollës "Besëlidhja".
Gazetar Heriselda Dyrmishi
/ rtsh.al /