RTSH 24 Live

Kosova

Dhuna në veri të Kosovës, reagon ambasadori gjerman në Kosovë: Zero tolerancë, e papranueshme

07/12/2022

Dhuna në veri të Kosovës, reagon ambasadori gjerman në Kosovë: Zero tolerancë, e papranueshme

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Joern Rohde e ka konsideruar të papranueshme dhunën e djeshme (6 dhjetor) ndaj zyrave zgjedhore komunale në veri të Kosovës.  Rohde shpreh mbështetjen ndaj demonstratave paqësore, por thekson tolerancë zero ndaj dhunës.

“Vërtet shumë shqetësuese. Dhuna e djeshme ndaj zyrave zgjedhore komunale është e papranueshme. Mirë që PK-ja në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in është prezente. Mbështetje e plotë për demonstratat paqësore, por zero tolerancë ndaj dhunës”, shkruan Rohde në rrjetin social Twitter.

Shpërthime të fuqishme u regjistruan të martën në komunën Zubin Potok. Lidhur me situatën reagoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili akuzoi presidentin serb, Aleksandër Vuçiç se po paguan bandat kriminale për të intensifikuar sulmet në veri të Kosovës.

“Bombat që hedhin, plumbat që shkrepin dhe maskat që vendosin janë pafuqia e tyre politike e popullore. Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje”, shkroi Kurti.

/rtsh.al/