RTSH 24 Live

Teknologji

Dhjetë trenat më të shpejtë në botë

09/05/2023

Dhjetë trenat më të shpejtë në botë

A është e mundur të fluturoni pa krahë? Patjetër që po, nëse rezervoni një biletë në një itinerar ku kalon një prej trenave më të shpejtë në botë. Do të duhet vetëm të zgjidhni në varësi të vendit ku ndodheni.

Më poshtë renditja e dhjetë trenave më të shpejta në botë, të renditura nga shpejtësia që arrijnë në shërbim.

ICE 3 në Gjermani

Ka shumë trena me shpejtësi të lartë që udhëtojnë me 300 km/h, ndër të cilët gjermani ICE 3. I ndërtuar në 1999, ky tren është miratuar për një shpejtësi maksimale prej 330 km/h, por në testet hekurudhore shkoi deri në 369 km/h

Frecciarossa 1000 në Itali

Ky tren ka kaluar Italinë nga Torino në Napoli që nga viti 2015 me një shpejtësi të kufizuar në 300 km/h, por është miratuar të shkojë 360, ndërsa në prova arriti në 394 km/h.

KTX-Sancheon KTX II në Korenë e Jugut

Treni më i shpejtë korean udhëton në itineraret që lidhin kryeqytetin Seul me dy qytetet kryesore të vendit, Busan dhe Gëangju, duke arritur në 305 km/h gjatë rrugës. Megjithëse ky tren ka potencial më të madh pasi mund të arrijë 422 km/h.

AVE S103 në Spanjë

Trenat Alta Velocidad Española janë të kufizuar në 310 km/h edhe pse modelet më të shpejta arrijnë 350 km/h. Treni i fundit, i quajtur S103, është gjithashtu i aprovuar për 350 km/h por në teste ka kaluar 400 km/h.

Al Boraq RGV-M në Maroko

Al Boraq është emri arab për shtrirjen e hekurudhës që lidh Tangier me Casablanca. Treni që operon atje, një RGV-M, punon me potencialin maksimal në seksion, duke arritur një shpejtësi maksimale prej 320 km/h.

 British Rail Class 374 (Eurostar e320) në Mbretërinë e Bashkuar

Ky tren gjerman me shpejtësi të lartë (operon edhe në Francë, Belgjikë dhe Gjermani) ecën me 320 km/h, që është edhe shpejtësia për të cilën është miratuar.

Shinkasen (E5, E6, H5) në Japoni

Sipas ligjit, trenat në Japoni nuk mund të kalojnë 320 km/h dhe për këtë arsye edhe për trenin Shinkasen, ky është tavani. Megjithatë modelet në shërbim mund të arrijnë 400 km/h. 

TGV POS në Francë

Ndër trenat "konvencionalë" është më i shpejti nga të gjithë, duke qenë se mund të shkojë potencialisht deri në 575 km/h, por në linjat në të cilat funksionon për më shumë se dyzet vjet është i kufizuar në 320 km/h.

Treni Maglev Shanghai CR400BF në Kinë

Ky tren në shërbim midis Pekinit dhe Shangait arrin 350 km/h në ditë.Në vitin 2025 ai do të zëvendësohet nga CRRC Qingdao Sifang 2021 Maglev, i cili preku 600 km/h në prova.

Shanghai Transrapid në Kinë

Ai lidh Shangain me aeroportin e tij duke udhëtuar 30.5 km në 7 minuta e 20 sekonda me një shpejtësi mesatare prej 250 km/h. Është një tren urban, pjesë e rrjetit nëntokësor të qytetit dhe, ndër ata në shërbim, është më i shpejti në botë.

/rtsh.al/