RTSH 24 Live

Kulturë

Dhjetë itinerare të reja për të vizituar Murin e Madh

09/09/2021

Dhjetë itinerare të reja për të vizituar Murin e Madh

Kryeqyteti kinez, Pekini, inauguroi 10 itinerare të reja turistike për Murin e Madh, njoftoi Zyra Rajonale për Pasurinë Kulturore, bën të ditur Radio e Jashtme e Kinës.

Rrugët e reja mbulojnë 9 fshatra dhe 27 zona peizazhi në Parkun Kulturor Kombëtar të Murit të Madh, që lidhin pjesët kryesore të tij. Karakterizuar nga trashëgimi e pasur kulturore dhe peizazhe të larmishme, itineraret do të japin një pasqyrë të plotë të kulturës së Murit të Madh.

Përurimi i rrugëve të reja bëhet në kuadër të Festivalit të Kulturës së Murit të Madh.
Muri i Madh, me një gjatësi totale prej mbi 20.000 km, është shpallur Trashëgimi Botërore nga UNESCO dhe përbëhet nga shumë seksione të ndërlidhura. 
Pekini ka një total prej 520 km seksionesh në territorin e tij, ndër të cilat më i vizituari është Badaling.