RTSH 24 Live

Art

Dhimbje dhe trishtim nga shuarja papritur e kantatutorit Prodani

06/01/2021

Dhimbje dhe trishtim nga shuarja papritur e kantatutorit Prodani

Komuniteti artistik, por jo vetëm, po reagon me dhimbje për largimin e nga kjo jetë të kantatutorit Kujtim Prodani.
Ministrja e Kulturës Elva Margarti ka shprehur trishtimin e saj duke e konsideruar "humbje e parakohshme. "Nuk gjej fjalë të përshkruaj trishtimin që ndjej nga humbja e parakohshme e kantautorit Kujtim Prodani. Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë, jetës sot iu bashkua prindërve të tij të nderuar Anita e Agim Prodani… Është shumë herët për t’u ndarë nga ky mik i mirë i të gjithëve. U prehsh në paqe" shkruan Margariti.
Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar një humbje të madhe për artin shqiptar. "U shua sot kantautori ynë i shquar, artisti virtuoz dhe qytetari model, Kujtim Prodani, djali i dy prindërve të mrekullueshëm dhe artistëve të paharruar Anita Take dhe Agim Prodani. 
Shumë dhimbje! Ngushëllimet më të ndjera të afërmve, komunitetit të këngëtarëve dhe të gjithë artdashësve. Këngët dhe muzika e Kujtim Prodanit do dëgjohen përherë" shkruan presidenti Meta.