RTSH 24 Live

Kronika

Detaje të reja për operacionin policor në shtëpinë e Çapjave në Elbasan

30/03/2021

Detaje të reja për operacionin policor në shtëpinë e Çapjave në Elbasan

Policia e Elbasanit dha detaje të reja për operacionin policor në shtëpinë e Çapjave në Elbasan, ku tha zyrtarisht, se aty u gjendën uniforma dhe radio të ngjashme policie të fshehura në mjediset e shtëpisë së tij.
Siç tha policia, në banesën e Ardian Çapjas 53-vjeç, u kap edhe Ardi Çekani një person i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, por që fshihej në banesën e Çapjave. 
Gjatë kontrollit të banesës së 53-vjeçarit Çapja, u gjetën edhe një kallashnikov, 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë.
Një ditë më parë u arrestua Ardian Çapja 53-vjeç, si i dyshuar për urdhërimin e vrasjes s babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri në 2012, pasi në vitin 2005 vrau Sokol Çapja.
Ende nuk ka asnjë gjurmë të vëllait të Ardjan Çapja, Florenc Çapja, i cili mbetet në kërkim policor.