RTSH 24 Live

Lifestyle

Destinacionet më të mira të udhëtimit bazuar në shenjën tuaj të zodiakut

28/05/2023

Destinacionet më të mira të udhëtimit bazuar në shenjën tuaj të zodiakut

Të shkoni me pushime është e rëndësishme për të gjithë. Por me një buxhet dhe me shumë opsione në dispozicion, nuk është gjithmonë e lehtë të zgjedhësh destinacionin e përsosur të udhëtimit. Një këshillë e mirë për të vendosur se cilin vend të udhëtoni ju vjen nga yjet.

Dashi: Bankok (Tailand), Kauai (SHBA)- Si shenja e parë në zodiak, njerëzit nen shenjen e Dashit janë pionier dhe spontan, me energji të bollshme, e cila duhet të merret parasysh kur zgjedh një vend pushimi. Me shumë gjëra për të parë dhe bërë, qyteti do t'i mbajë udhëtarët e Dashit të argëtuar dhe të zënë.

Demi: Paris (France), Vankuver (Kanada)- Personat nen shenjen e Demit i duan gjërat e bukura në jetë. Ata duhet të joshen me shije të sofistikuara dhe ambient të bukur.

Binjaket: Edinburgh (Skoci), Ishujt Galápagos (Ekuador) -Binjakët janë të njohur për dashurinë e tyre për të takuar njerëz, për të komunikuar dhe për të shkëmbyer ide. Por ata gjithashtu kanë nevojë për kohë për të menduar dhe reflektuar.

Gaforrja: Great Smoky Mountains (SHBA), Stamboll (Turqi) –Personat nën shenjën e gaforres duhet t'i marrin gjërat ngadalë, me rehati dhe një ritëm të lehtë. Ushqimi i shijshëm dhe shumë relaks janë një domosdoshmëri për këtë shenjë.

Luani: Taj Mahal (Indi), Maldive- Njerëzit nën shenjën e Luanit drejtohen nga Dielli dhe priren të jenë në qendër të vëmendjes me energjinë e tyre të ngrohtë. Ata karakterizohen nga butësia duke preferuar duan romancën dhe aventurën.

Virgjëresha: Toskana (Itali), Parku Kombëtar Acadia (SHBA) -Personat nën shenjën e Virgjëreshës vlerësojnë organizimin, luksin dhe mirëqenien. Por mendjet e tyre janë vazhdimisht duke punuar dhe duke menduar shumë, kështu që ata kanë nevojë për një festë ku mund të largohen nga të gjitha mendimet.

Peshorja: Provence (Francë), Barcelona (Spanjë)-  Personat nen shenjen e Peshores vlerësojnë paqen dhe harmoninë. Ata janë gjithashtu romantikë të që e duan mjedisin e bukur.

Akrepi: Grand Canyon (SHBA),  Johannesburg (Afrika e Jugut) -Personat nën shenjën e Akrepit janë të guximshëm dhe të tërhequr nga gjërat misterioze në jetë. Ata janë gjithashtu kureshtarë dhe shohin artin dhe bukurinë pothuajse në çdo gjë.

Shigjetari: Merida (Meksikë), Mali Kilimaxharo (Tanzani) -Personat nën shenjën e Shigjetarit njihen si udhëtarët natyrorë të zodiakut. Ata janë gjithashtu kërkues të së vërtetës, të cilët janë gjithmonë pas aventurave.

Bricjapi: Karaibe, Shanghai (Kinë) – Personat nen shenjen e Bricjapit njihen si shenja ambicioze, e nxitur dhe më punëtore në zodiak, ato preferojnë të kenë gati një itinerar të plotë.

Ujori: Amazon (Ekuador), Tokio (Japoni) – Personat nen shenjen e Ujorit përpiqen për lirinë e tyre. Ata gjithashtu kërkojnë risi, qoftë kur bëhet fjalë për ide, njerëz apo vende.

Peshqit: Seychelles, Himalajet, Tibet – Personat nen shenjen e Peshqve janë ambientlistët e zodiakut, sepse ata kujdesen shumë për Tokën. Peshqit gjithashtu duan të pushojnë dhe të ëndërrojnë, kështu që natyra është e domosdoshme për to.

/rtsh.al/