RTSH 24 Live

Kosova

Dështimi i negociatave Kosovë - Serbi, Vuçiç, thirrje serbëve në Kosovë që të ruajnë paqen!

21/11/2022

Dështimi i negociatave Kosovë - Serbi, Vuçiç, thirrje serbëve në Kosovë që të ruajnë paqen!

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka bërë thirrje për të ruajtur paqen pas dështimit të negociatave në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë të hënën në Bruksel.

“Sonte do të kem një takim me serbët e Kosovës dhe Metohisë. Kërkesa është shumë e qartë, të përpiqemi të ruajmë paqen”, tha Vuçiç gjatë një fjalimi.

Vuçiç ka thënë se nëse do të ketë protesta, ato duhet të jenë paqesore.

 “Duhet të përpiqemi të tregojmë se nuk donim konflikte as për një sekondë. Nëse protestojnë, duhet të protestojnë në mënyrë paqësore dhe demokratike. Le të bëjmë çmos për të ruajtur paqen. Ne do të respektojmë kërkesën e (kryediplomatit të Bashkimit Evropian, Josep) Borrellit. Nuk do të nxjerrim të reja, dhe as nuk do t'i publikojmë”, u shpreh Vuçiç. 

 

/ rtsh.al /