RTSH 24 Live

Kosova

Dështimi i negociatave, Haradinaj thirrje Kurtit: Tërhiqu nga vendimi për targat!

21/11/2022

Dështimi i negociatave, Haradinaj thirrje Kurtit: Tërhiqu nga vendimi për targat!

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradniaj i ka bërë thirrje kryeministrit aktual Albin Kurti që të tërhiqet nga vendimi për targat deri në arritjen e marrëveshjes.

“I bëj thirrje Kryeministrit ta pezullojë zbatimin e vendimit për targat deri në arritjen e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë" shkruan zoti Haradinaj në rrjetet sociale.
"I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit që urgjentisht ta thërrasë Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme, që të miratohet Rezoluta e propozuar prej AAK, për tejkalimin e situates së krijuar. Po ashtu i kërkoj Presidentes të marrë rol aktiv në qetësimin e situatës dhe në kapërcimin e ngërçit të krijuar" shkruan Haradinaj.

Ish kryeministri i Kosovës i ftoi qytetarët serbë "që të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të mos bien pre e kalkulimeve politike të regjimit në Beograd". 

"Është momenti i fundit që qeveritë në Beograd e në Prishtinë, të ulen e të bien në ujdi për marrëveshjen e paqes për njohje, e të heqin dorë nga veprimet që rrezikojnë jetët e njerëzve”, bën thirrje ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në Facebook.

 

/ rtsh.al /