RTSH 24 Live

Rajon

Dështimi i marrëveshjes për targat, NATO e zhgënjyer me Kurtin dhe Vuçiç

21/11/2022

Dështimi i marrëveshjes për targat, NATO e zhgënjyer me Kurtin dhe Vuçiç

NATO ka shprehur zhgënjim, lidhur me dështimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Vuçiç, për arritjen e një marrëveshje për targat.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nëpërmjet një postimi në Twitter, pasi ka theksuar zhgënjimin e tij për këtë dështim, ka nënvizuar se NATO dhe KFOR mbeten vigjilent.

“Jemi të zhgënjyer që nuk ishte e mundur që të zgjidhej mosmarrëveshja për targat. Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget. @NATO_KFOR mbeten vigjilent.”- shkruan shefi i NATO-s.

/rtsh.al/