RTSH 24 Live

Aktualitet

Dërsnik: Fermerët nuk përfitojnë naftën pa akcizë

23/01/2021

Dërsnik: Fermerët nuk përfitojnë naftën pa akcizë

Prej  datës 15 janar kanë nisur regjistrimet e fermerëvë për të përfituar naftën pa akcizë. Fermerët e fshatit Dërsnik nuk e përfitojnë këtë mundësi të ofruar nga qeveria shqiptare. Shkak për këtë është bërë mungesa e certifikatës së aktit të pronësisë së tokës, e cila është një nga kushtet kryesore në plotësimin e dokumentacionit për përfitim nafte. Banorët shprehen se mospasja e këtij akti I ka dëmtuar shumë pasi është fshat me prodhimtari të lartë bujqësore.

Nga muaji tetor këta banorë kanë nisur proletësimin  e dokumentacioneve për marrjen e Aktit të pronësisë çka I bën zot të pronës së tyre, dhe përpara ligjit. Pak kohë më parë nënkryetar I Bashkisë Korçë Thanas Tona, për këtë problem të të gjithë fshatir Dërsnik është shprehur se dokumentacioni që është kërkuar nga banorët është dorëzuar në bashki dhe në muajin janar do ti kalojnë Agjensisë Vendore të Kadastrës Korçë për proces legalizimi.