RTSH 24 Live

Teknologji

Deri në pesë profile, ndryshimi që po sjell Facebook tek përdoruesit

23/07/2022

Deri në pesë profile, ndryshimi që po sjell Facebook tek përdoruesit

“Platforma Meta”, që është zotëruese e Facebook, ka njoftuar se një ndryshim i madh po vjen për përdoruesit, i cili po testohet në një sërë vendesh.

Bazuar në këtë ndryshim, përdoruesit do të mund kenë deri në pesë profile të ndryshme në llogarinë e tyre.

“Ky ndryshim do t'i ndihmojë njerëzit të përshtatin përvojën e tyre bazuar në interesat dhe marrëdhëniet e tyre", u tha në një deklaratë nga përfaqësues të kësaj kompanie.

Megjithatë, kompania ruan kërkesën që çdo përdorues të mbajë vetëm një llogari në Facebook. Përdoruesi do të jetë në gjendje të menaxhojë profilet shtesë pasi të identifikohet në këtë llogari.

Funksioni i ri u jep përdoruesve një mënyrë zyrtare për të ruajtur pjesërisht anonimitetin e tyre në rrjetin social më të madh në botë, i cili tani përputhet me opsionet e ofruara nga TikTok, Tëitter dhe madje edhe Instagrami i vetë Metës, shkruan cnn.gr.

Në njoftimin e saj, Meta sqaroi gjithashtu se rregullat për imitimin apo pretendimet e tjera mashtruese të identitetit, të cilat do të zbatohen për të gjitha profilet, mbeten në fuqi.

Një zëdhënës i kompanisë  tha se funksioni i ri është duke u testuar në një numër vendesh, të cilat ai nuk i përmendi.

Mbetet e paqartë se kur ndryshimi do të hyjë në fuqi në tregjet e tjera.

/rtsh.al/