RTSH 24 Live

Politikë

Deputetja Mimi Kodheli, zgjidhet zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

23/11/2020

Deputetja Mimi Kodheli, zgjidhet zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, zgjidhet zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Zonja Kodheli bëhet e para shqiptare në një një pozicion të tillë, të një organizate ndërkombëtare si NATO.

Sot, në Seancën e saj Plenare të datës 23 nëntor 2020, Asableja Parlamentare e NATO-s zgjodhi (me unanimitet të plotë) zonjën Mimi Kodheli në postin e Zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.Zonja Mimi Kodheli, e cila është aktualisht Kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar ne Asamblene NATO, bëhet kështu e para shqiptare që zgjidhet në një një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare”, thuhet në njoftim. /rtsh.al