RTSH 24 Live

Politikë

Deputeti Vasili shkresë qeverisë nëpërmjet së cilës kërkon informacion zyrtarë për investimin e planifikuar për Portin e Durrësit

12/08/2022

Deputeti Vasili shkresë qeverisë nëpërmjet së cilës kërkon informacion zyrtarë për investimin e planifikuar për Portin e Durrësit

Deputet i opozitës, Petrit Vasili, nëpërmjet një shkrese, i është drejtuar Qeverise me kërkesë zyrtare për informacion, lidhur me Portin e Durrësit. Në kërkesën e tij, Vasili rendit një seri pyetjesh që kanë të bëjnë me faktin nëse i është dhënë statusi i investitorit strategjik kompanisë dhe për cilën kompani bëhet fjalë.

“Jeni shprehur publikisht se investitori do të jetë “Emaar Group” ndërkohë në memorandumin e firmosur nuk përmendet gjëkundi “Emaar Group”. Analiza financiare si detyrim ligjor për marrjen e statusit të investitorit strategjik nga cila kompani është paraqitur? A parashikohet, që ashtu sikurse në rastin e inceneratorëve prona publike të mund të lihet kolateral në Bankat Shqiptare apo të huaja në funksion të marrjes së kredive nga kompanitë e përfshira në memorandum?”- thuhet në kërkesën e Vasilit.

Deputeti i opozitës kërkon të dijë se cilat janë masat garantuese që Porti i Durrësit të mos sekuestrohet nga Bankat vendase apo të huaja, për shkak të problemeve eventuale të kompanive huamarrëse. Sipas tij, investimi detyron spostimin e Portit Tregtar aktual.

“Cilat janë masat e marra që Dogana të funksionojë normalisht dhe kjo të mos ndikojë negativisht në realizimin e të ardhurave që lidhen me biznesin ashtu dhe për Buxhetin e Shtetit? Cila është kosto e Portit të ri tregtar dhe sa është kohëzgjatja e realizimit të ndërtimit të këtij porti? Në këtë periudhë të ndërmjetme pra të fillimit të ndërtimit të portit turistik nga njëra anë dhe Portit tregtare nga ana tjetër, ku do jetë vendodhja e funksionimit të Doganës portuale Durrës? Ndërtimi i Portit të ri tregtar do të realizohet me fonde të buxhetit apo do kërkohet një tjetër borxh? Cili është qëndrimi zyrtar i institucioneve të Bashkimit Evropian për këtë projekt? Kërkojmë nga ju të na vihet në dispozicion i gjithë komunikimi zyrtare me Bashkimin Evropian për këtë projekt.”,- janë kërkesat e Vasilit për qeverinë. /rtsh.al/

298963245 616670129817248 2951946961774273335 N
299321989 616670173150577 8833364775848310446 N