RTSH 24 Live

Politikë

Dënimi me 1 vit burg, Salianji: Sot po bëhen gati të zbatojnë urdhrin e Ramës për përndjekjen time politike

4 orë para

Dënimi me 1 vit burg, Salianji: Sot po bëhen gati të zbatojnë urdhrin e Ramës për përndjekjen time politike

Deputeti demokrat Ervin Salinaj ka reaguar lidhur me vendimin e  Gjykatës së Apelit për të lënë në fuqi dënimin e tij me 1 vit burg. Duke e konsideruar dënimin e tij si një përndjekje politike, Salianji thotë se sot prokuroria e policia po bëhen gati të zbatojnë urdhrat e Edi Ramës.

Me një postim në facebook, Salianji shpreh mirënjohjen për mbështetjen e demokratëve, ndërsa shton se qeveria nuk do të mund t’i mbyllë gojën denoncimeve të krimit.

Gjykata e Apelit në mënyrë unanime ka vendosur të lërë në fuqi dënimin me 1 vit burg për Ervin Salianjin për akuzën e kallëzimit të rremë lidhur me dosjen “Babale”

Të dashur miq!

Jam mirënjohës pa fund nga mbështetja juaj, nga solidariteti me praninë, me telefonatat e mesazhet.

Ky është një moment i vështirë për shtetin e së drejtës e sundimin e ligjit, për demokracinë, për të gjithë ata, mijëra burra e gra, të rinj e të reja me të cilët kemi bërë një udhëtim pa kushte në këto vite të vështira të përballjes me qeverisjen e keqe, arbitrare, të dhunshme, të korruptuar, të lidhur me krimin.

Po duhet t’ju them se asgjë, asgjë nuk është mbyllur. Është një përpjekje e ulët nën brez e tyre, që nuk do na ndalojë, nuk do na shkurajojnë në përpjekjen tonë të madhe për një Shqipëri më të mirë.

Teksa sot po bëhen gati të zbatojnë urdhrin e Edi Ramës, vendimin e tij për të më izoluar, dhe të çojnë deri në fund përndjekjen politike, ata kurrë nuk do ja dalin të vendosin si normë se denoncimi i krimit, qenka faj.

Nuk do ja dalin kurrë ta vendosin rend, heshtjen e mbylljen e gojës. Dhe për këtë garancia e madhe jeni ju, demokratët e guximshëm, qytetarët e lirë që më keni mbështetur në gjithë këto vite.

E vërteta do na bëjë më të mirë. Dhe e vërteta që po sulmohet, po goditet, po burgoset sot është se Edi Rama është produkt i krimit i bandave.

Sepse bëri Ministër të Brendshëm hetuesin e komunizmit dhe lidhjen mes bandave dhe tij, sepse përdori çdo institucion për ta mbrojtur e manipuluar çështjen. Sepse korrupsioni është i shtrirë ngado. Sepse me para të pista e me banditë ai blen vota e ruan pushtetit.

E vërteta është se asnjë qeveri nuk ja del të qëndrojë gjithnjë në këto themele të kalbura.

Të dashur miq!

Do të jemi bashkë çdo ditë dhe më të fortë. Do të jemi bashkë shumë shpejt e do punojmë me zemër e përkushtim për ta hequr këtë të keqe që i ka zënë rrugën vendit. Dhe do ja dalim.

Falenderime”, shkruan Salianji.

/rtsh.al/