RTSH 24 Live

Rajon

Dendias, të hënën në Tiranë, në fokus marrëveshja për pensionet e shqiptarëve në Greqi

21/05/2022

Dendias, të hënën në Tiranë, në fokus marrëveshja për pensionet e shqiptarëve në Greqi

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias do të vizitojë hënën Tiranën. Sipas mediave vizita ka për qëllim thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, por edhe për t’i theksuar Bashkimit Europian rëndësinë e veçantë që luajnë të dy vendeve në stabilitetin e rajonit të Ballkanit. 

Shefi i diplomacisë greke do të pritet në takim nga kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe pastaj do të zhvillojë bisedime me homologen e tij shqiptare, Olta Xhaçka.

Gjithnjë sipas mediave dy palët pritet të diskutojnë marrëveshjen e pensioneve për emigrantët shqiptarë në Greqi. Ajo ka avancuar pas disa zhillimeve pozitive dhe duket se do të përfundojnë në një të ardhme jo të largët. Nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë emigrantët shqiptarë që janë në skemat greke të pensioneve të cilët një pjesë të aktivitetit të tyre të punësimit e kanë zhvilluar më parë në Shqipëri. 
Aktualisht në Greqi jetojnë e punojnë mbi 600 mijë shqiptarë. Pjesa më e madhe e tyre kanë shkuar atje pas viteve ’90.