RTSH 24 Live

Kronika

Denaj: Edhe në mandatin e tretë PS do të jetë në mbështetje të biznesit

07/04/2021

Denaj: Edhe në mandatin e tretë PS do të jetë në mbështetje të biznesit

 Ndërsa Saranda po përgatitet për sezonin e ri turistik me një transformim rrënjësor Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha se “edhe në mandatin e tretë të PS, do të jemi në mbështetje të biznesit, përmes lehtësive fiskale që po zbatohen me vizionin e Shqipëria 2030”.
Ministrja Denaj, së bashku me kryetarin e Bashkisë, Ben Çipën, kryetarin e shoqatës së operatorëve turistikë dhe përfaqësues të sektorit të hotelerisë dhe restoranteve, diskutuan për pritshmëritë e këtij sezoni turistik, në kushtet kur qeveria është anagazhur për vaksinimin masiv të qytetarëve me vaksinën antikovid që do të lehtësojë mbarëvajtjen e turizmit. “Ndamë problematikat dhe aspektet e zhvillimit të sektorit për rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve” – u shpreh Denaj.
Saranda është një ndër qytetet ku po zbatohen një sërë investimesh të rëndësishme infrastrukturore, me impakt rritjen e punësimit dhe zhvillimin enjë turizmi elitar në Rivierën shqiptare.