RTSH 24 Live

Ekonomi

Denaj: Akreditimi i institucioneve publike e private, siguri dhe standard më i lartë

09/06/2021

Denaj: Akreditimi i institucioneve publike e private, siguri dhe standard më i lartë

Në ditën Botërore të Akreditimit, ministrja e Financave Anila Denaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Akreditimit, Armond Halebi, zhvilluan një vizitë në  një laborator ku panë nga afër kushtet teknike të analizimit të matërialeve të ndërtimit. Ministrja Denaj vlerësoi, se të gjithë sektorët dhe bizneset të vendosin në fokus cilësinë,sepse vetëm kështu ne do të kemi edhe një produkt që do ti rezistojë kohës, do të jete më afër standardeve ndërkombëtare. 
Drejtori i Përgjithshëm i Akreditimit, Armond Halebi, theksoi se akreditimi që bëhet në Shqipëri nga DPA është i të njëjtit nivel me trupat më të mira në Europë.
Akreditimi është një mekanizëm që ndikon në rritjen e besueshmërisë dhe ndihmon autoritetet, ekonominë dhe shoqërinë që të gjykojnë nëse laboratorët e provave, organizmat e inspektimit, certifikimit plotësojnë detyrat specifike. Bizneset përmes akreditimit kanë më shumë gjasa të tërheqin konsumatorë që kërkojnë cilësi dhe të rrisin shitjet.  Shërbimi i akreditimit ofrohet për laboratorë testues dhe kalibrues sipas fushave  te ndryshme .