RTSH 24 Live

Rajon

Demarkacioni Kosovë-Serbi/ Vuçiç: Kam qenë pro rishikimit të kufijve, por tashmë jo

14/09/2022

Demarkacioni Kosovë-Serbi/ Vuçiç: Kam qenë pro rishikimit të kufijve, por tashmë jo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se rishkrimin e kufijve me Kosovën dikur e ka parë si zgjedhje, por shtoi se këtë nuk e mendon më, pasi “rrethanat tani kanë ndryshuar”.

Vuçiç i bëri komentet në një seancë të Kuvendit të Serbisë, ku për të dytën ditë me radhë u diskutua për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve se cila është zgjidhja e tij për Kosovën, Vuçic tha se situata politike ka ndryshuar “jo vetëm me vullnetin tonë, por edhe me vullnetin e fuqive të mëdha”.

“Pozicioni nuk mund të jetë i njëjtë para dhe pas vitit 1999, as pas vitit 2008, as pas vitit 2010”, tha Vuçiç duke shtuar se “disa veprime e kanë vështirësuar pozitën e tij”.

“Nuk po fsheh asgjë, kam menduar se demarkacioni i kufirit është zgjidhje. E kam kuptuar se kjo është e pamundur, sepse të gjithë më jeni hedhur në kokë”, tha Vuçic, pa ofruar më shumë detaje. Në seancën e së martës të Kuvendit të Serbisë, Vuçic tha se “Serbia nuk do ta njohë, as drejtpërdrejt, as tërthorazi pavarësinë e njëanshme të Kosovës”.

Ideja e ndryshimit të kufijve, si zgjidhje e mundshme për mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, që në 2018 nga ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai serb Vuçiç.

Megjithatë, kjo ide ka hasur në reagime pro dhe kundër, si në Kosovë e Serbi, ashtu edhe në qarqet ndërkombëtare.

Kritikët kanë thënë se ajo do të mund të shkaktonte efekt domino edhe midis vendeve të tjera që kanë çështje të hapura.

/rtsh/