RTSH 24 Live

Politikë

Delegacioni turk në Shqipëri, projekti i përbashkët për restaurimin e shtëpive në Berat dhe Gjirokastër

09/04/2021

Delegacioni turk në Shqipëri, projekti i përbashkët për restaurimin e shtëpive në Berat dhe Gjirokastër

Kryeministri Edi Rama bisedoi sot me Ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, për projektin e restaurimit të shtëpive të periudhës otomane në Gjirokastër dhe Berat.
Kryeministri theksoi se në kuadër të kësaj vizite “u nënshkruan edhe marrëveshjet që synojnë forcimin dhe nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e turizmit, artit, arkeologjisë, muzeologjisë, luftën kundër trafikut të paligjshëm të objekteve të trashëgimisë kulturore dhe mbrojtjes së të drejtave të autorit”.
Gjatë vizitës në qytetet e trashëgimisë historike dhe kulturore të vendit, delegacioni turk pati mundësi të njihej edhe me traditat e zonës që mbrohet nga UNESCO për vlerat kulturore.