Bashkia e Maliqit ka organizuar një ceremoni të veçantë për ndezjen e dekorit festiv të fundvitit, duke i dhënë qytetit një atmosferë të ngrohtë dhe festive.
Bulevardet kryesore të qytetit dhe njësitë administrative janë zbukuruar me drita shumëngjyrëshe, që i japin një ndjesi të veçantë këtij periudhe të vitit.
Kryebashkiaku i Maliqit, Gezim Topciu, shfrytëzoi këtë mundësi për të njoftuar se gjatë muajit dhjetor, bashkia do të organizojë aktivitete të tjera festive, duke i ofruar qytetarëve mundësi për të shijuar më shumë aktivitete kulturore gjatë periudhës së fundvitit.
“Jemi sot në ditët e ndezjes së dritave nw Maliq. Kemi organizime të shkollave dhe qytetarwve që urojnë një vit të mbarë. Është muaji i festave dhe i uroj të gjithë qytetarëve të bashkisë Maliqi gëzuar dhe mbarësi në familjet e tyre. Le të jetë një muaj festash dhe gëzimi dhe sa më shumë shëndet dhe mbarësi”, u shpreh Topçiu.
Në kuadër të këtij aktiviteti, është organizuar edhe një koncert festiv me pjesëmarrjen e grupeve artistike të qytetit dhe nxënësve të shkollave. Ky koncert ka sjellë një atmosferë gëzimi dhe bashkimi, ku pjesëmarrësit kanë shijuar performanca muzikore dhe artistike.
/rtsh.al/