RTSH 24 Live

Politikë

Dëgjesa e rektorit të UBT, Bardhi: Presidenti ta shkarkojë! Peleshi: Ngriti shqetësimet mbi universitetin

8 orë para

Dëgjesa e rektorit të UBT, Bardhi: Presidenti ta shkarkojë! Peleshi: Ngriti shqetësimet mbi universitetin

Dëgjesa publike e Rektorit të Universitetit Bujqësor Fatbardh Sallaku para grupit socialist për 24 masat e sigurisë ndaj stafit akademik e pedagogëve të UBT, ka shkaktuar debate të forta në Kuvend.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi i bëri kërkesë publike Presidentit Bajram Begaj që të shkarkojë menjëherë nga detyra rekrotin Sallaku, pasi sipas tij me dëgjesën e zhvilluar para grupit socialist, shkeli Kushtetutën dhe ligjin.

Keni pranuar kërkesën e Safet Bajrit për seancë në grupit tuaj. Kur të merrni vendim na komunikoni.

Rektori as ka ardhur dhe as ka për të ardhur kurrë për seancë dëgjimore në grupin e partisë demokratike sepse kjo është një shkelje e rëndë e kushteturës dhe ligjeve të këtij vend. Ne si grup jemi betuar për të respektuar kushtetutën e jo kodin e mafias për të marrë në mbrojtje të inkriminuar për t’u rrëfyer në një grup ku janë më mëkatarë se rektori vetë.

I kërkoj presidentit shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të rektorit që s’njeh kushtetutë e ligj që vjen me kërkesa private. Si i shkruajti rektori Ramës që erdhi dhe bëri seancë dëgjimore te ju? S’ka ndodhur në asnjë histori të botës, kurrë në një parti politike apo organe të partisë politike për t’u dëgjuar. Ju dhe rektori keni hallin e përbashkët për të penguar SPAK për të luftuar korrupsionin në vend”, deklaroi Bardhi.

Në kundërpërgjigje të deklaratave të Bardhit, kreu i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi sqaroi se rektori ngriti shqetësime mbi procesin ku ndodhet UBT-ja pas masave të sigurisë kundrejt stafit pedagogjik të tij.

Peleshi tha se Sallaku kërkoi mbështetje për projekte të ndërkombëtarizimit të universitetit dhe në asnjë moment nuk kërkoi mbajtjen e një qëndrimi.

“Ajo që u tha është shtrembërim, spekulim, abuzim me fjalën në Parlament. Nëse e ndoqët dëgjesën e rektorit, ai ju kërkoi dhe ju publikisht të vijë në grupin tuaj parlamentar për të dhënë sqarime. As rektori nuk pretendon që ne të mbajmë anë në një proces me drejtësinë.

Ne inkurajojmë hetime të drejta. As rektori dhe as Rama nuk ka thënë që do mbajë anën e këtij apo atij. Agjencitë e qeverisë shqiptare kanë qenë bashkëpunuese në atë proces hetimi.

Rektori nuk u mor me procesin, por ngriti shqetësimin e një procesi tjetër ku ndodhet UBT dhe i shqetësuar për imazhin e tij dhe sqaroi raportin e universitetit dhe projektet e universitetit. Dhe kërkoi mbështetje për projekte të ndërkombëtarizimit të universitetit”, tha Peleshi.

/rtsh.al/