RTSH 24 Live

Rajon

DASH thërret në SHBA të gjithë ambasadorët amerikanë në Ballkanin Perëndimor

24/06/2022

DASH thërret në SHBA të gjithë ambasadorët amerikanë në Ballkanin Perëndimor

Ballkani Perëndimor, duket se është tashmë në vëmendjen më të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit. Të gjithë ambasadorët amerikanë në Ballkanin Perëndimor, të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë, do të takohen me liderët e Departamentit të Shtetit këtë javë, për të diskutuar prioritetet e SHBA në Ballkanin Perëndimor. Në fokus të bisedimeve do të jenë bashkëpunimi rajonal dhe integrimi, që është më i rëndësishëm se kurrë.

Kjo u bë e ditur nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, përmes një postimi në Twitter. Në fotografinë që ka shpërndarë, zonja Kim shfaqet e buzëqeshur pranë homologëve të saj, ndërsa pranë tyre, në mes, është edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

/rtsh.al/