RTSH 24 Live

Botë

Danimarka ndalon fluturimet nga Emiratet e Bashkuara Arabe

22/01/2021

Danimarka ndalon fluturimet nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministria e Transportit të Danimarkës ka njoftuar pezullimin e të gjitha fluturimeve të pasagjerëve nga Emiratet e Bashkuar Arabe për pesë ditë.

Ministria daneze tha se vendimi buron nga dyshimet se testet e koronavirusit të ri (COVID-19) të marra nga pasagjerët para se të lëshojnë Dubain nuk janë të besueshme.

Ministri i Transportit, Benny Engelbrecht tha se udhëtarët që vijnë nga Dubai janë diagnostikuar me llojin e ri të koronavirusit dhe vendi do të hetojë saktësinë e rezultateve të kryera në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vendimi efektiv që nga 9 janari kërkon nga pasagjerët që udhëtojnë në Danimarkë të posedojnë test negativ ndaj virusit jo më të vjetër se 24 orë.

Të mërkurën, qeveria daneze vendosi zgjatjen e bllokimit të koronavirusit deri më 7 shkurt për shkak të shqetësimeve mbi llojin e ri të koronavirusit.'\AA