RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Dalin hollësi të reja rreth vrasjes së Behar Sofisë

13/03/2021

Dalin hollësi të reja rreth vrasjes së Behar Sofisë

Policia e Tiranës ka njoftuar të shtunën për arrestimin e një grupi vrasësish me pagesë, të cilët kanë planifikuar dhe në bashkëpunim kanë kryer vrasjen e shtetasit Behar Sofia, dy javë më parë pranë Piramidës. Sipas policisë në kuadër të operacionit të koduar “Piramida” është bërër e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Ernejt Shyti, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë  dhe banues në Tiranë, Leonar Xhixha, 30 vjeç, lindur dhe banues në Arrameras, Fushë – Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim” ngelur në tentativë, Xhuljano Visha, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Sipas policisë "Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë organizuar vrasjen e shtetasit Behar Sofia duke siguruar mjetet, armën, si dhe kanë mbajtur nën mbikëqyrje lëvizjet e viktimës për disa kohë, deri në momentin e ekzekutimit të tij. Për policinë ekzekutori është Ernejt Shyti. Policia informon se 24 vjeçari i cili është arrestuar në Mal të Zi është deportuar më 12 mars në Tiranë.
Në fazën operacionale nga grupi hetimor janë sekuestruar prova të shumta materiale si automjete, aparate telefonike, karta sim etj. Analiza e këtyre provave hap prespektivë për identifikimin edhe të autorëve të tjerë të përfshirë në këtë krim. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë vazhdon me intensitet puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësjaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.