RTSH 24 Live

Kosovë

Dakordësia Kosovë-Serbi për personat e zhdukur, Zaracin: ZSO është pranuar në Prishtinë, presim ta tregojnë

05/04/2023

Dakordësia Kosovë-Serbi për personat e zhdukur, Zaracin: ZSO është pranuar në Prishtinë, presim ta tregojnë

I dërguari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Zaracin shprehet se Prishtina ka pranuar ta përmbushë obligimin për formimin e Unionit të Komunave Serbe dhe pret që ta tregojë.

Pas vizitës së tij në Prishtinë, Zaracin, u shpreh se Gjermania dhe partnerët ndërkombëtarë kanë qenë gjithmonë të qartë se presin që Prishtina ta përmbushë obligimin e saj për ZSO-në, duke shtuar se përshtypja e tij është se ajo tani është pranuar në Prishtinë.

“Përshtypja ime është se kjo, për palën kosovare, temë shumë e vështirë e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe tani është gëlltitur... mund të jem gabim, por kjo është përshtypja nga takimet e mia në Prishtinë – se ata kanë bëri një hap përpara”. Dhe ne presim që ata ta tregojnë atë në fushë në ditët dhe javët në vijim”, tha Zaracin, raporton Tanjug.

Ditën e martë (4 prill) u mbajt në Bruksel takimi mes kryenegociatorëve për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë.

Në takimin mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçakut, dhe shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, u ra dakord për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur. Kjo sipas Petkoviç, do të miratohet zyrtarisht në një takim të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

/rtsh.al/