RTSH 24 Live

Kosova

Daçiç: Askush ti mos i paraqesë Vuçiçit letër për njohjen e Kosovës

26/02/2021

Daçiç: Askush ti mos i paraqesë Vuçiçit letër për njohjen e Kosovës

Në mediat botërore po qarkullojnë lajmet se Uashingtoni dhe Brukseli mund ti paraqesin një letër presidentit Aleksandar Vuçic me kërkesën për njohjen e Kosovës. Kryetari i Parlamentit serb, Ivica Daçiç deklaroi, se askush “nuk ka nevojë që dikush të humbasë kohë me gjëra të tilla”.

Disa media raportuan të Enjten se Brukseli dhe Uashingtoni po përgatisin një "dokument" në koordinim, në të cilin ata do të kërkojnë nga udhëheqja shtetërore e Serbisë që të angazhohet për njohjen e Kosovës, por gjithashtu të rishikojë marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën.

Një qëndrim i tillë i Daccicc vjen pikërisht ku u raportua se përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, do ta vizitojë Kosovën nga 1 deri më 3 mars.

Pas Kosovës, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi, nga 3 deri me 4 mars, dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri në 5 mars.

Lajçak planifikon të takohet me udhëheqjen politike të të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren.