RTSH 24 Live

Aktualitet

Covidi ndikon negativisht tek nënat shtatëzanë  

14/01/2022

Covidi ndikon negativisht tek nënat shtatëzanë  

Një studim i ndërmarrë nga Universiteti i Edinburgut ka dalë në përfundimin se foshnjat që lindin nga nëna që kanë kaluar covidin pak para lindjes kanë katër herë mundësi të ndërrojnë jetë se ato që lindin nga nëna që nuk kanë qenë të infektuara. Megjithatë, sipas studimit vaksinimi eliminon rrezikun e vdekjes. 
Akademikët studiuan më shumë se 130 mijë gra shtatzëna në Skoci në periudhën nga 1 marsi i 2020-ës deri në 31 tetor të 2021-it. Sipas tyre, për  gratë që sjellin në jetë fëmijë  brenda një periudhe katër javore qëkur kanë dalë positive me Covid, eksizton një nivel vdekshmërie prenatale prej 22.6 në 1 mijë lindje, pra katër herë më i lartë se niveli mesatar i 5.6 në 100 mijë lindje. 
Sipas studimit, 98 përqind e grave shtatzëna me covid 19 të shtruara në spital në gjendje kritike ishin të pavaksinuara. Lindjet e parakohshme, vdekjet fatale dhe vdekjet e foshnjave të porsalindur ishin të zakonshme mes graave që kanë kaluar sëmundjen 28 ditë ose më pak para ditës së lindjes. Të gjitha gratë foshnjat e të cilave ndërruan jetë nuk ishin të vaksinuara ndaj covid në kohën e infektimit. 
Espertët gjithashtu theksojnë se nuk mund të thuash se Covid-19 kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejt në humbjet e jetëve apo lindjet e parakohshme pasi ata nuk kanë patur akses në të dhënat e detajuara klinike të grave subjekt i studimit.  Ndërkohë, në një zhvillim të veçantë, shkencëtarët polakë kanë gjetur një gjen që thonë se dyfishon rrezikun e pasjes së simptomave të rënda të covicd-19, një zbulim ky që ata shpresojnë se mund të ndihmojnë doktorët të identifikojnë personat që janë më shumë në rrezik nga sëmundja.  Pas moshës, peshës dhe gjinisë, ky gjen është faktori i katërt më i rëndësishëm që përcakton se sa rëndë mund të vuajë një person nga kovid 19. Gjeni është i pranishëm në rreth 14 përqind të popullsisë polake, ndërsa në popullsinë e Europës në përgjithësi është 8-9 përqind i pranishëm. Në Indi ky gjen është i pranishëm në 27 përqind të popullsisë.