RTSH 24 Live

Art

Covidi i merr jetën piktorit Mustafa Arapi

21/01/2021

Covidi i merr jetën piktorit Mustafa Arapi

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare nga COVID-19 piktori dhe restauratori i njohur Mustafa Arapi. Arapi prej disa ditësh gjendej i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por nuk mundi ta fitonte dot betejën me këtë virus.

Arapi është lindur dhe rritur në Tiranë. U diplomua në Unversitetin e Arteve në degën e pikturës në vitin 1979. Pas studimeve ka punuar si restaurues i veprave të artit bizantin në Institutin e Monumenteve të Kulturës. Për disa vite ka qenë pedagog në Akademi të Arteve. E më tej, 1993-2006 ka qenë shef i Departamentit të Punëve të në Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Gjatë kësaj periudhe, më shumë se 40 vite ka restauruar Onufrët, Qipërjotët, Zografët, kisha afreske, ikona, banesa tradicionale etj.