RTSH 24 Live

Aktualitet

COVID, regjistrohen 44 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit në vend, asnjë humbje jete

18/05/2022

COVID, regjistrohen 44 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit në vend, asnjë humbje jete

44 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID në 24 orët e fundit në vend, ndërsa fatmirësisht asnjë person nuk ka humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet e reja të infeksionit u regjistruan në: 19 në Tiranë, 5 në Fier, 3 në Lushnje, nga 2 qytetarë në Kurbin, Vlorë, Delvinë, Sarandë, nga 1 qytetar në Durrës, Krujë, Patos, Mallakastër, Përmet, Tepelenë, Pogradec, Skrapar dhe Elbasan.

Janë 260 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin, ndërsa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,975 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (18 Maj 2022)

Raste të reja ditore          44

Të shëruar në 24 orë       13

Të shtruar në spitale         8

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 904

Testime totale               1,819,846

Raste pozitive                  275,732

Raste të shëruara             271,975

Raste Aktive                         260

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            148

Fier                  33

Korçë               15

Vlorë               14

Shkodër           12

Gjirokastër      10

Elbasan            8

Lezhë              7

Berat                4

Durrës             4

Kukës              3

Dibër                2

 

/rtsh.al/